Prifti i arrestuar për pedofili jetonte që 10 vite në Pejë

KOSOVO
Albeu

[Lawrence Soper, former abbot at Ealing Abbey, was arrested in Kosovo five years after he fled London.]

Personi i arrestuar dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për pedofili, është një ish-prift i cili qysh në vitin 2012 është në kërkim të Policisë në Britani. Emri i tij është Laurence Soper dhe ka vite të tëra që ka jetuar në Pejë. Qytetarët e njohin si njeri të mirë por në Angli ai njihet si “djalli me jakë qeni”.

Policia e Kosovës raportoi të enjtën se kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane të lëshuar nga Britania e Madhe, Divizioni Kundër Krimit të Organizuar. Shtetasi i Anglisë, është arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë.

Policia nuk ka bërë publike asnjë detaj tjetër zyrtarisht. Por një burim i Policisë ka vërtetuar hulumtimin e Insajderit që fakton se i arrestuari është Laurence Soper, i cili qysh në vitin 2012 është i kërkuar për pedofili.

Note: This is an Abuse Tracker excerpt. Click the title to view the full text of the original article. If the original article is no longer available, see our News Archive.